Kapet i riu shqiptar me 14 kg kokainë në Athinë dhe 287 mije euro


Një sasi prej 14 kg kokainë dhe një shumë e madhe parash cash janë sekuestruar gjatë një operacioni në Likovrisi, Athinë ku është arrestuar një shqiptar. 

Mësohet se është ndaluar një kamion i cili kishte kryer linjën Ankona- Patra dhe kishte zbritur në portin e Patrës në 23.12.2020 e më pas kishte marrë drejtimin për Athinë, ku u ndalua. 

Kamioni rezulton në pronësi të një kompanie bullgare, ndërsa i arrestuari është shqiptar 31 vjeç. Brenda mjetit u gjetën dhe sekuestruar 13 pako me 14 kg 45 gram kokainë, 7 gram marijuanë, 287 mijë e 60 euro, 1 celular

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *