Kadastra Fier , çdo dite dhjetra certifikime te tokave bujqesore per fermeret

Pas perfundimit te legalizimit te objekteve  ne Fier e Mallakaster , prioritet i Agjencise Shteterore te Kadastres Fier eshte procesi i certifikimit te tokes bujqesore.
 Sipas drejtuesit te ASHK FIER Ervin BUSHI ky proces ka nisur ne te gjitha njesite administrative te Fierit e Mallakastres .
 Tashme institucioni ne fjale ka marre persiper kryerjen e certifikimit te tokes bujqesore duke shkuar tek cdo fermere dhe cdo dite kryhen mbi 50 certifikime te tokes bujqesore dhe i jepet certifikata e tokes bujqesore fermereve  duke i bere keshtu pronar te ligjshem . Nga ana e ketij institucioni po kryhet publikimi i zonave per paraqitjen e fermereve per certifikimin e tokes bujqesore
Ky proces merr rendesi te vecante pasi pas me shume se 25 vjetesh fermeret marin ne dore certifikaten e tokes bujqesore me nje procedure te thjeshte dhe pa sorollatje.Me marrjen ne dore te certifikates se pronesise se tokes bujqesore cdo fermer ka te drejte te kryeje transaksione dhe te perfitoje nga skemat e qeverise shqiptare per subvencione

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *