Itali/ 94-vjeçari s’ka me kë të festojë Krishtlindjet, telefonon policinë: Eja më takoni 10 minuta, jam vetëm…

Një histori e pazakontë Krishtlindjesh është shënuar ditën e sotme në Bolonja. Protagonist është një i moshuar 94-vjeçar i cili po e kalonte festën e shumëpritur i vetëm. Ai vendosi të telefononte policinë që t’i bënin shoqëri vetëm për pak minuta dhe të ngrinin një dolli me të.

“Mirëmëngjes, unë quhem Malavolti Fiorenzo, jam 94 vjeç dhe i vetëm në shtëpi. Nuk më mungon asgjë, kam nevojë vetëm për një person me të cilin të ngre një dolli për Krishtlindje. Nëse një polic prej jush mund të vijë dhe të më takojë… sepse jam vetëm…”-u tha i moshuari efektivëve. Sapo morën telefonatën, ata i shkuan në shtëpi të moshuarit dhe ngritën dolli me të, pasi shkrepën edhe një foto.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *