‘Ishte shtrirë dhe rënkonte’, zbardhet DËSHMIA e kolegut të policit që vrau 25-vjeçarin: U përlesh me Klodianin, pastaj e pashë përtokë.

‘Ishte shtrirë dhe rënkonte’, zbardhet DËSHMIA e kolegut të policit që vrau 25-vjeçarin: U përlesh me Klodianin, pastaj e pashë përtokë.

Kolegu i policit Nevaldo Hajdaraj, i cili qëlloi për vdekje 25-vjeçarin Klodian Rasha ka tregtuar dinamikën e ngjarjes në natën e 8 dhjetorit.

Në dëshminë e tij, ai ka treguar se mes Nevaldos dhe Klodianit ka pasur një përleshje për disa sekonda. Më pas ai e ka parë kolegun e tij të shtrirë në tokë dhe pastaj ka dëgjuar dy të shtëna.

Nga ana tjetër polici Nevaldo nuk ka thënë se është përleshur me 25-vjeçarin, por ka dëshmuar se ishte rrëzuar përtokë dhe më pas ka qëlluar në drejtim të këngëve të tij, me frikën se mos e godiste të riun.

Dëshmia e plotë:

Rreth orës 01:00 të datës 08.12.2020 kemi qenë duke patrulluar në rrugën “Dritan Hoxha” dhe kemi ndaluar automjetin para një bar kafe …, që ndodhet në krahun e djathtë të kësaj rruge me drejtim lëvizje nga Sheshi Shqiponja në drejtim të Zogut të Zi. Aty kemi ndaluar një automjet tip Shevrolet ngjyrë e bardhë targën e të cilit nuk e kujtoj.

Në momentin që kemi qenë duke u afruar për verifikim tek ky automjet, në një largësi prej afro 30 metër kemi parë një person që ndodhej i mbështetur në rrethimin përpara Hotel D…, i cili ishte rreth 30 vjeç , i veshur me tuta dhe xhup të errët, me gjatësi rreth 1.70 cm. Kolegu Nevaldo Hajdaraj ka parë diçka të dyshimtë tek sjelljet e tij dhe nuk ka ndaluar te automjeti por është drejtuar drejt atij personi duke ecur normalisht.

Në momentin që ka parë lëvizjet e kolegut, personi i cili ndodhej i mbeshtetur ka filluar të lëvizë në trotuar duke ecur drejt Zogut të Zi. Kolegu i ka bërë thirrje duke i thënë ”O djali ndalo pak”, por ai nuk është bindur dhe në këtë moment ka filluar të vrapojë me shpejtësi drejt për rreth 50 metër dhe Nevaldo vrapoi pas tij. Pas 50 metër ai preu Rrugën “Dritan Hoxha” duke kaluar karrexhatën drejt krahut tjetër të saj dhe në këtë moment kam dëgjuar kolegun të bërtasë me zë të lartë ” armëëë” dhe unë në këtë moment kam njoftuar sallën operative në radio.

Në këtë moment personi është futur tek një rrugicë përballë, midis Albanian Corier dhe Alb Skela dhe ka vazhduar të vrapojë drejt Rrugës Theodor Ippen. Duke parë këtë lëvizje unë nuk kam vrapuar në drejtim të tyre, por kam mbyllur automjetin e policisë dhe i kam dalë përpara në rrugicën dalëse, pranë Bar Kafe O…. Në fund të kësaj rrugice, në distancë pres 100 metër larg meje kam konstatuar sërish personin dhe në këtë moment kam vrapuar drejt tij. Gjatë ndjekjes, kur ndodheshim pranë lokal V… ky person me ka folur duke më thënë :” Largohu se të vrava. Do të q…Robtë” dhe në këtë moment kam degjuar një zhurmë të njëjtë si ajo e mbushjes së armës, por për shkak të errësirës nuk kam parë sendet që ai kishte në dorë apo lëvizjet konkrete të tij.

Në këtë moment që ai më ka thënë këto fjalë dhe kam dëgjuar këtë zhurmë kam nxjerrë armën e shërbimit nga brezi, e kam mbushur dhe i bëra thirrje për të ndalur më thirrjen ” Ndal policia, mos bëj asnjë lëvizje, ndalo se do të qëlloj”, por ai nuk iu bind urdhërit tim.

Në këtë vend ai është kthyer dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke u kthyer majtas në një rrugicë që kishte dalje në rrugën kryesore “Dritan Hoxha”. Sapo doli në rrugë kryesore ndërpreu sërish karrexhatën duke dalë në trotuarin para Universitetit “Zonja e Këshillit të Mirë” dhe ka vazhduar vrapimin në trotuar në drejtim të Zogut të Zi. Në këtë moment kam parë kolegun tim Nevaldo Hajdaraj i cili po vinte në drejtim të këtij personi dhe përpara dyqan Pit Shop (pjesë këmbimi ) është përplasur me atë fizikisht.

Gjatë përleshjes së tyre unë kam qenë rreth 100 metër larg. Përplasja mes tyre ndodhi brenda pak sekondave dhe në një moment kam parë kolegun Nevaldo të shtrirë në tokë dhe në këtë moment kam dëgjuar dy të shtëna me arme zjarri.

Jam afruar menjëherë drejt kolegut të cilin pasi e pyeta nëse ishte mirë e kam ndihmuar të ngrihej dhe së bashku jemi afruar tek personi, i cili ishte i shtrirë dhe rënkoi. Për shkak të errësirës nuk dalluam shenja gjaku por fillimisht dyshuam mos ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime në kokë . Menjëherë kam njoftuar sallën operative dhe kam kërkuar njoftimin e një ambulance. Në vendngjarje ka mbërritur shumë shpejt një patrullë e Komisariatit të Policisë Nr.2, disa efektivë të Forcës së Posacme Shqiponja dhe pas tyre ambulanca. Ambulanca mori personin e dëmtuar dhe u nisën drejt spitalit të traumës, ndërsa unë së bashku me kolegun me urdhër të eprorëve erdhëm në Drejtorinë Vendore të Policsë Tirane…//newsboomb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *