VENDI

I BURGOSURI ARRATISET SAPO GJYKATA JEP VENDIMIN

16 sekonda iu deshën 29 vjeçarit Mikel Kasaj të çante sot çdo masë sigurie dhe të arratisej nga Gjykata e Vlorës, vetëm pak sekonda pasi ishte dënuar me 3.4 vjet burg për pengmarrje. Nga  pamjet e kamerave të sigurisë brenda gjykatës ku shihen të gjitha veprimet e 29 vjeçarit deri në momentin që doli në rrugën kryesore dhe tashmë është në kërkim nga Policia.. Policia ka nisur një operacion për kapjen e 29 vjeçarit ndërsa u ndaluan tre pjesëtarët e togës së shoqërimit nga policia e Burgjeve.