Helmohen 30 persona, dyshohet se Uji i pijshëm është përzierë me ujërat e zeza

Në Shupenzë të Bulqizës 30 persona janë helmuar dhe janë detyruar të shkojnë pranë qendrës shëndetësore për të marrë trajtim mjekësor.

Filllimisht kanë qenë 3 anëtarë të një fmailje që janë helmuar, ndërsa dyshohet se ky helmim ka ardhur për shkak se uji i pijshëm është bashkuar me ujërt e zeza, pasi janë dëmtuar tubacionet.

Ndërkohë që në Qendrën Shëndetësore të Shupenzës vazhdojnë të shkojnë persona të tjerë nga e gjithë zona, ndërsa mjekët shprehen se ende nuk e dinë nga ka ardhur helmimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *