Helmimi masiv në Bulqizë, administratori i shmanget përgjegjësisë: Nuk janë helmuar nga ujësjellësi, se nuk kemi fare kanalizime

Administratori i Ujësjellësit Bulqizë Asllan Daxha ka treguar se banorët që janë paraqitur në spital gjatë ditës së sotme, nuk mund të jenë helmuar nga uji i pijshëm.

Në një intervistë për “Balkan Web”, ai tha se në Njësinë Administrative Shupenzë nuk ka kanalizime të ujërave të zeza pasi janë me puseta personale dhe se burimet e ujit të pijshëm janë të sigurta dhe monitorohen gjatë gjithë kohës.

“Nuk ka kanalizime të ujërave të zeza në Njësinë Administrative Shupenzë. Ka një linjë ujësjellësi që është e monitoruar. Jam 100% i bindur se nuk ka ardhur nga uji sepse dy vendburimet e ujit janë të sigurta, të rrethuara dhe monitoruara me roje dhe të klorifikuara.

Mendoj se është virozë sepse paraqitja e personave të ndryshëm në grupe nga 3 apo 5… Ne jemi në kontakt me drejtoreshën e qendrës shëndetësore”, tha Daxha.

Akoma nuk dihet se nga çfarë janë sëmurë 30 banorë të Bulqizës, të cilët u paraqitën me të vjella dhe diarre në spital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *