Hajdutët vjedhin shtëpinë e sulmuesit të Kombëtares Shqiptare, i marin 3 ora të shtrenjta dhe 70 mijë euro

Lajme aspak të mira për Rey Manaj. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte protagonist ditën e djeshme me Barcelona B duke shënuar dy gola në barazimin që skuadra spanjolle mori në kampionat.
Por pas ndeshjes, sulmuesi lushnjar ka marrë një lajm të keq. Disa hajdut kanë hyrë në shtëpinë e tij në Spanjë duke i vjedhur 3 ora të shtrenjta dhe 70 mijë euro cash.
Lajmi bëhet me dije nga Xhani Demnika, menaxheri i VIP-ave përmes një postim në rrjetet sociale. Menaxheri i njohur ka postuar edhe dy foto nga shtëpi e shkatërruar e Manajt si dhe momentin kur policia kontrollon shtëpinë.