VENDI

Greva e urisë për 27 pagat, punonjësit e Poçemit denoncojnë: Tentativa për të na përçare


Në ditën e dytë të grevës së urisë për 27 pagat e prapambetura, punonjësit e nënstacionit të Poçemit thanë se kishin tentativa për ti përçarë, duke ofruar vende pune vetëm për disa prej tyre. Por 18 punonjësit e nënstacionit që furnizon me ujë e energji Mallakastrën, thonë vetëm lëvrimi i parave i bën të tërhiqen nga ky akt ekstrem.