TV APOLLON

bejme ate qe dime, dhe dime ate qe bejme

Greqia rregjistron 100 viktima në 24 orë, 1498 raste të reja me COVID-19

Ditën e sotme në Greqi janë regjistruar 1,498 raste me Covid-19, ndërsa 103  qytetarë e kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Me shtimin e shifrave të ditës së sotme në Greqi, që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar në total 1,630 viktima, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 91,619  persona.

Ndërkohë që prej fillimit të emergjencës shëndetësore deri më tani janë shënuar të 9,989 infektuar sakaq 540 qytetarë grekë po trajtohen në intubim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *