Grabitje më armë,kambisti-pronar i shtëpisë përleshet me një prej autorëve, dërgohen të dy në spital

Dy persona kanë mbetur të plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Korçë, pas një tentative të dhunshme grabitjeje.

Mësohet se grabitës të armatosur kanë shkuar për të vjedhur në një shtëpi në lagjen nr.1. Gjatë grabitjes, ata janë ndjerë nga pronari i shtëpisë që është kambist në Korçë dhe familjarët e tjerë të tij.

Ata janë përleshur me njëri-tjetrin dhe si pasojë një prej tyre ka mbetur i plagosur, bashkë me pronarin e shtëpisë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe dy të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *