Grabitja në Korçë, morën pjesë katër persona, dyshohet se dy nga autorët janë nga Fieri, autorët i drejtuan armën vajzës së mitur (DETAJE)

Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja me dhunë e kampistit ditën e sotme në Korçë.

Bëhet me dije se në grabitjen e kambisti Shefqet Muça në Korçë kanë marrë pjesë katër persona. Një nga tre autorët është Agim Çaçi, i cili është arrestuar.

Personat në fjalë mëngjesin e ditës së sotme, në momentin kur kambisti ka marrë çantën me lekë dhe është drejtuar për në ex-change për të bërë konvertimin e monedhave është grabitur në banesë nga 3 persona, ndërsa personi i katër i priste në makinë.

Sipas informacioneve për mediat, atij i janë grabitur rreth 100 milion lekë të vjetra.

Mësohet se autorët kishin edhe armë me vete dhe grabitësit i kanë drejtuar armën vajzës së mitur.

Autorët dhe pronari janë përleshur me njëri-tjetrin dhe si pasojë një prej tyre ka mbetur i plagosur, bashkë me pronarin e shtëpisë.

Sakaq, dyshohet se dy autorët, që policia është në ndjekje janë nga Fieri.

Policia vijon punën për arrestimin e personave në fjalë./Newsbomb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *