Goditën me sende të forta një person, 1 në pranga, 2 të shpallur në kërkim, 2 të proceduar në Tiranë

Një 27-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi, bashkë me persona të tjerë ka goditur me sende të forta qytetarin me iniciale S.Ll.

Mësohet po ashtu, se në lidhje me këtë ngjarje,  u proceduan në gjendje të lirë V.Gj dhe S.M., dhe po punohet për kapjen e dy të shpallurve  në kërkim A.B dhe E.F.

Ditën e djeshme, në rrugën “Ndre Mjeda”, grupi prej pesë personash, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta S.Ll., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *