‘Gjaku shkon me gjak’, TRONDIT xhaxhai i Klodian Rashës ‘live’ në emision: Nëse nuk zbardhet ngjarja, ne jemi 5 vëllezër, kam 5 djem…


Hasan Rasha, xhaxhai i Klodian Rashës, 25-vjeçarit që mbeti i vrarë sot në orët e para të mëngjesit nga një efektiv i Shqiponjave, ka bërë deklaratën tronditëse drejtpërdrejt në emisionin “open”.

Ai i ka thënë gazetares Anila Hoxha që nëse policia nuk zbardh ngjarjen atëherë ai nuk i garanton se situata do të jetë e qetë.

Ndoshta dhe në kushtet e një rëndëse emocionale dhe shpirtërore, Hasan Rasha ka lënë të nënkuptohet se familja do të bëjë vetëgjyqësi, pasi ai përmendi se vetë ka 4 vëllezër dhe 5 djem.

Rasha: Nëse kjo punë nuk do të zbardhet atëherë nuk të garantoj, unë jam vetë i pestë vëlla, kam vetë 5 djem. Gjaku shkon me gjak. Nuk është e mirë kjo gjë, por është gjë që ndodh. Të paktën ta dimë si dhe pse u bë.

Hoxha: U tha se polici i kapërceu kopetenceat e tij. Mendoni se është zbardhur çështja?

Rasha: Nuk e di. Di vetëm që më është vrarë djali (nipi), tjetër nuk di. Unë dua që ta zbardhni këtë ngjarje me çdo kusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *