“Gëzuar Vitin e Ri, pa pandemi dhe pa LSI…”

Është në thonjëza titulli,
që ka poezia,
sepse ato vargje,
s’janë vargjet e mia!..
Është një nga urimet,
që më erdhi mua,
që si më i miri,
u klasifikua!
Pas ditëve me dhimbje,
me lot e të qarë,
qesha me gjithë shpirt,
për herën e parë!
Dhe unë ju përgjigja,
në çast mikut tim,
me një fjalë të vetme,
veç me një :”Amin!..”
Dhe ai në çast,
sa mori “aminin”,
u përgjigj rufe:
“Të kemi Edvinin!..”
Ta kemi-o mik,
Njeriun e Gjatë,
se dhe në kohë të zeza,
di të bëjë gallatë!
Nga të Socialistes,
pashë një qarkore:
“Kundra LSI-së,
goditja kryesore!..”
Lexoje qarkoren,
dhe mos u çudit,
përse Lulëzimi,
është në plan të dytë?!
Në planin e dytë,
Luli është vërtetë,
se autogolat,
ai i bën vetë!
Ashtu copa-copa,
si është katandisur,
që tani PD-ja,
quhet e gremisur!
Pesë parti më tepër,
në Prill kemi ne,
po për dreq nuk kemi,
një fytyrë të re!
Katër i ka nxjerrë,
SHQUPI-Lulëzimi,
po ç’vlerë mund të ketë,
ky lloj riciklimi?!
Myslimi-Rudina,
një çast s’kanë pushuar,
e ndjejnë se janë,
dy të afirmuar!
Ka kaq shumë parti,
kripë dhe piper,
Topalli në Shkodër,
një mandat e merr!
Tjetrin si gjithmonë,
garant e ka Toma,
për të tjerët-fiqtë,
s’janë pjekur akoma!
Luli me Monikën,
shportat s’mbushin plot,
ndaj pesëdhjet përqindshin,
nuk e kapin dot!
Luli edhe Mona,
vijnë vërdallë kot,
edhe po të duam,
s’i besojmë dot!
Se vite e vite,
i kemi provuar,
gjithmonë lënë mbrapa,
një vend të shkretuar!
Janë mall i skaduar,
Monë e Lulëzim,
dy që s’ngjallin dot,
shpresë dhe besim!
Prillin do ta ketë,
prapë garda e vjetër,
veç kësaj s’do ketë,
asnjë ndryshim tjetër!
A.DUKA