(FOTO) Makina shkrumbohet nga flakët në rrugën Plepa-Kavajë

Një makinë është përfshirë nga flakët në rrugën Plepa-Kavajë.

Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin rrugor Kavajë- Plepa. Mjeti tip Ford me targa AA 357 PL gjatë kohës që ka qenë duke ecur papritur është përfshirë nga flakët. Drejtuesi i mjetit ka dalë menjëherë sapo ka vërejtur tymin por makina është djegur plotësisht në pak sekonda. Ndërkohë dyshimet e para lidhen me një shkëndijë elektrike pasi autojmjeti ka qenë në lëvizje.

Sakaq policia dhe shërbimet e zjarrfikëses së Kavajës ndodhen në vendngjarje për shuarjen e flakëve dhe zbardhjes së djegies së automjetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *