FOTO-LAJM/ Në Borsh rruga e sapo përfunduar nga “SALILLARI” çahet në mes, njëra korsi ‘del’ në det

Fotot e mësipërme janë shkrepur mëngjesin e sotëm në Borsh, aty ku rruga e sapo përfunduar nga Kompania “Salillari” është ndarë në mes dhe njëra korsi është totalisht e pakalueshme.

Kanë mjaftuar reshjet e shiut që kanë rënë gjatë natës dhe rruga në dalje të Borshit që është ndërtuar nga “Salillari” dhe duhet të mirëmbahet po nga kjo kompani, është bërë e pakalueshme. 

Autoriteti rrugor ka vendosur sinjalistikën përkatëse dhe me vështirësi kalohet vetëm në korsinë e majtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *