Fluks lëvizjesh në Morinë, qytetarët e Kosovës zgjedhin bregdetin e Shqipërisë për fundjavë

Kjo e shtunë, shënoi fluks të lartë të lëvizjes së mjeteve dhe të qytetarëve nga Kosova në Morin.

Duket se moti i mirë ka bërë që qytetarët këtë fundjavë të nisen drejt qyteteve bregdetare.

Sipas Policisë Kufitare deri në orën 09:00 të mëngjesit kaluan më shumë se 1700 automjete dhe rreth 4700 qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë.

Mësohet se Policia Kufitare punoi me 4 sportele për të shmangur radhët e gjata.

Ndërkohë  fluks mjetesh e qytetarësh është vënë re edhe në drejtim të Kosovës. Por ndryshe nga Kosova, në vendin tonë masat kufizuese janë më të lehta se sa ato në Kosovë, ndaj dhe njëri prej shkaqeve të udhëtimit është pikërisht ky fakt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *