Fier/ Më 28 Nëntor, ora 10:00, kushdo mund të ndjekë paradën e kuajve dhe makinave të Discoveri Jeep Albania

Masat e shtuara antiCovid na kushtëzojnë në festimet tona në kuadër të festave kombëtare: 28 & 29 Nëntorit!

Shumë prej tyre nuk mund t’i zhvillojmë,
por jo të gjitha.
Më 28 Nëntor, ora 10:00, kushdo mund të ndjekë paradën e kuajve dhe makinave të Discoveri Jeep Albania (nga ish QTU deri në rrethrrotullimin e TV Kombit).


Djem fierakë të apasionuar pas kuajve dhe aventurierët e jeep-ave nga e gjithë Shqipëria, do të na dhurojnë një spektakël të bukur e të veçantë, mbuluar me flamuj kombëtarë dhe veshje tradicionale, duke përshkuar përmes qytetit!

Sigurisht duke respektuar masat antiCovid.
Le të mos e humbasim këtë paradë Kuq e Zi, që do të ndezë qytetin në 28 Nëntor, ora 10:00!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *