Etrit Berisha shtrohet në SPITAL, portieri i KOMBËTARES prej një jave lufton me COVID


Portieri i kombëtares shqiptare të futbollit, Etrit Berisha është shtruar në spital një javë pasi u prek nga koronavirusi.

Gardiani i kombëtares rezultoi pozitiv pas ndeshjes së fundit me kuqezinjtë, sapo ai i kthye në Itali. Klubi italian SPAL vendosi që Berisha të qëndronte në karantinë, por së fundmi është vendosur dërgimi i 31-vjeçarit në spitalin e Ferraras, për kontrolle dhe trajtim të specializuar.

“Pas qëndrimit disa-ditor në izolim, porti u shtrua në spitalin e specializuar për Covid-19 për të kryer disa kontrolle klinike”, njoftoi ekipi SPAL. Megjithatë nuk dihet nëse Etrit Berisha do të qëndrojë në spital, apo si paraqitet gjendja e tij shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *