EMRI/ Ishte futur në det për peshkim, zhduket 32 vjeçari në Durrës (Detaji që alarmoi familjarët)


Një peshkatar 32 vjecar, i identifikuar si Silvi Prifti është zhdukur në Durrës, në zonën e njohur si “Currila”. I riu kishte dalë me shokët për të gjuajtur oktapodë me pushkë deti, por nuk është kthyer më në shtëpi.

Familjarët janë alarmuar pasi janë gjetur rrobat e tij në afërsi të Currilave dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Forcat blu njoftojnë se kanë nisur kërkimet me polumbarët dhe forcat detare.

Durrës/Informacion paraprak: Gjatë ditës së djeshme, jemi njoftuar nga familjarët e shtetasit S. P., 32 vjeç, i cili ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.

Vijojnë kërkimet nga forcat e Policisë, polumbarët dhe Forcat Detare.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen  e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *