Emrat/ Kush janë anëtarët e familjes që humbën jetën në aksident, pamje nga vendi i ngjares

Kanë dal pamjet nga aksident tragjik në rrugën e Kombit ku për pasojë këtë mbrëmje kanë humbur jetë pjesëtarët e një familjeje nga Kosova. Sipas njoftimit nga forcat e policisë bëhet e ditur se viktimat janë dy prindër dhe dy fëmijët.

Ndërsa i vetmi i mbijetuar nga familja është fëmija 5 vjeç, i cili ka arrit në spitalin e Traumës në tiranë ku po merr kujdesin e mjekëve, gjendja e të sipas burimeve është e rënduar.   Nga pamjet shihet se automjeti tip Citrohen ka pësuar dëme të mëdha nga përplasja me kamionin ku për pasojë kanë humbur jetën 4 persona të një familjeje

Sipas informacioneve aksidenti tragjik ka ndodhur në afërsi të një karburanti në aksin Rrubik-Rreshen, ku mjeti  tip “Citroen” me të cilin udhëtonte familja Avdiaj nga Kosova është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.

Si pasojë e përplasjes fatale kanë humbur jetën 4 personat Blerim Avdiaj, 45 vjeç, Anjeza Avdiaj 34 vjeçe dhe dy fëmijët Klejdi  Koci  11 vjeç dhe Medina Avdiaj  5 vjeçe. 11-vjeçari ishte i afërm i viktimave. Ata janë dërguar në morgun e Kukësit.

Një nga anëtarët ka gjetur vdekjen në vendin e ngjarje, ndërsa 3 të terët kanë shkuar me shenja jete në spitalin e Kukësit dhe kanë ndërruar jetë aty.

Lezhë/Informacion paraprak: Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti  tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen” , bashkëshortja e tij dhe  2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *