Elbasan/ Makina përplas këmbësorin, 26-vjeçari ndërron jetë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik.
Një kalimtar me iniciale XH.K., është përplasur nga një automjet.
Si pasojë e përplasjes së fortë, mësohet se 26-vjeçari ka ndërruar jetë.
Policia në vendngjarje dhe po punonë për zbardhjen e aksidentit.