E rëndë/ Vritet aksidentalisht efektivi i policisë nga djali i tij i mitur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një efektiv policie është vrarë nga djali i tij i mitur. 

Ngjarja ndodhi pak minuta më parë ne nje lokal ne Sauk. Mësohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.

Ngjarja ndodhi në një lokal në zonën e Saukut. 

Mesohet se punonjësi i policisë ka qenë duke luajtur me bilardo me disa miqtë të tij, ku i biri ka përfituar nga shpërqendrimi i të atit dhe ka marrë prej çantës armën e tij. Mesohet se ka qenë vetëm një e shtënë. 

Fill pas ngjarjes së rëndë, dëshmitarët kanë njoftuar policinë. Edhe punonjës të prokurorisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, që të birit i kanë ofruar dhe psikolog, për shkak të traumës që ka pësuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *