E rëndë/ Rëndohet gjendja psikologjike nga Covidi, i moshuari vetëvritet pas disa ditësh në izolim

Një 82-vjeçar nga fshati “Moravë” në Berat ka kryer vetëvrasje pasi ka kaluar në depresion. Ramadan Doko dhe e gjithë familja prej 8 anëtarësh kishin disa ditë të izoluar pasi kishin rezultuar pozitiv nga koronavirusi.

Në kushte të rënduara depresioni, i moshuari është mbyllur në dhomë dhe ka kryer aktin tragjik. Ai ka goditur veten me një plumb të vetëm në gjoks, i cili i ka prekur direkt zemrën.

Ishin familjarët që e gjetën pa shenja jete të shtrirë në dysheme dhe të mbuluar në gjak. Ata njoftuan menjëherë policinë ndërsa po kryhen veprimet hetimore për të zbardhur detajet e ngjarjes tragjike.

Viktima është dërguar në morg, ku do ti kryhet ekspertiza mjeko ligjore.

Informacion paraprak: Më datë 25.11.2020, në fshatin Moravë, Berat, shtetasi R.D. 82 vjeç, është gjetur i pa jetë në banesë nga familjarët. Shtetasi R.D, dyshohet se është vetvrarë me armë gjahu (çifte). Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *