E RËNDË në Korçë/ Një 60-vjeçar vetëvaret në banesën e tij, dyshimet e para

Një 60-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur në banesën e tij, në Korçë.
Identiteti i viktimës është K.P, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
Sipas informacioneve nga policia, bëhet e ditur se 60-vjecari është gjetur nga familjarët e tij, ndërsa më pas është lajmëruar policia.
Dyshohet se 60-vjecari vuante nga depresioni.