Dy shoferet femra përplasen ‘kokë më kokë’ te Ura e Dajlanit në Durrës, njëra dërgohet me urgjencë në spital

Një shofere ka mbetur e plagosur paraditen e sotme në Durrës, si pasojë e një aksidenti rrugor.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete, një Toyota Yaris me targa “AA 198 YJ” dhe një mjet tjetër tip Mercedes Benz B-Class, i cili gjithashtu drejtohej nga një shofere femër. Ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë te rrethrrotullimi në hyrje të Shkozetit, pranë Urës së Dajlanit.
Nga përplasja e fortë, mjeti tip Toyota ka dalë nga rruga dhe është përplasur me disa tabela të sinjalistikës rrugore. Drejtuesja e këtij mjeti ka marrë lëndime dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur puna për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe lirimin e trafikut.
burimi/newsbomb