“Duhet të çlirohen nga helmet”, flet Rama pasi bëri vaksinën: E sigurtë që nuk futet çip për të dëgjuar thashethemet e kafeneve

Edi Rama: Çdo gjë në rregull, asnjë problem. Mendoj se jemi cliruar nga një barrë shumë e madhe, barra e përgjegjësisë që shqiptarët të mos mbeteshin në radhë.

Të fillonte me sa më pak diferencë kohe nga ata të cilët kanë dhe gurin dhe arrën në dorë dhe bëjnë vendimet e bëjnë edhe furnizimit. Faktikisht ky spostim pak fare javor në kohë është vërtetë lehtësim i madh për mua. Tani shqiptarët mund të presin pa ankthin a vjen apo jo vaksina.

Nga ana tjetër, vaksina nuk është e detyrueshme por e këshillueshme sepse duhet të clirohen nga helmet që i furnizojnë me teori konspiracioni. E sigurtë që nuk i bën ilirët vikingë. Po ashtu është e sigurtë që nuk futet cip në trup për të dëgjuar thashethemet e kafeneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *