Dje ishte në ekran duke kërcyer e kënduar me kolegë, preket nga COVID Manjola Nallbani

Këngëtarja e njohur Manjola Nallbani është prekur nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ajo shprehet se prej ditësh ka rezultuar pozitive me Covid-19 dhe është karantinuar në shtëpi.

Miëpo Nallbani mbrëmjen e djeshme ka qenë e ftuar në “Shiko kush luan”, por ka sqaruar se programi ka qenë xhiruar ditë më parë.

“Edhe une sikunder ju do ta ndjek si spektatore (programi eshte xhiruar pak dite me heret!). Ne te vertete prej pak ditesh kam rezultuar pozitive me covid prandaj , jam izoluar e shpresoj qe ti rikthehem normalitetit se shpejti.Faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen! Ju dua,” shkruan Nallbani në postimin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *