Digjet orët e para të mëngjesit ‘Audi’ në Elbasan, dyshimet e para


Një makinë është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit në Elbasan.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në lagjen ‘Vullnetari’ në Elbasan, ku është shkrumbuar mjeti tip “Audi” me targë As 019 SC.

Mësohet se mjeti i djegur është në pronësi të shtetasit Hyrjan Boshnjakut, ndërsa makina ishte parkuar pranë pallatit ku ai banonte.

Si pasojë e ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës u arrit të shuheshin flakët, por automjeti ishte djegur pjesërisht.

Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme dhe policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *