Dhunuan per vdekje 57 vjecarin ne Ballsh, Gjykata le ne burg 2 prej autoreve

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier ne diten e sotme ka marre ne rishqyrtim ngjarjen e 28 janarit 2021 ne Ballsh ku 3 persona kane dhunuar 57 vjecarin Pelivan Sinanrrapaj i cili pas 10 diteve pas ngjarjes ka nderruar jete ne spitalin e traumes si pasoje e plageve te marra .
3 autoret ,Festim Alimerkaj, Ferdinand Merkaj dhe Fitim Zekaj kane dale sot perseri para trupit gjykues me Prokuror Elida Hoxha dhe gjyqtar Piro Sota.
Ne fund te gjykimit nga ana e prokures Hoxha eshte kerkuar masa e vleresimit arrest me burg per 2 autoret Ferdinant Merkaj dhe Festim Alimerkaj me akuzen e plagosje ne bashkpunim me pasoje vdekjen e 57 vjecarit e cila eshte kthyer ne vendim nga ana e gjyqtarit Piro Sota, i cili ne seancen e 31 janarit kishte vendosur lirimin e 3 autoreve.
Nderkohe per Fitim Zekajn eshte lene masa me detyrim paraqitje