“Covid është myk dhe trajtohet me duhan”, mjekja shqiptare: Kolegët më dhanë të drejtë, por më thanë mos fol për të mirën tënde

Një deklaratë e mjekes psikiatre, Alma Hasalami, se Covid nuk është virus, por myk dhe kalohet me duhan, bëri bujë rreth dy muaj më parë. Hasalami tha se i qëndron kësaj deklarate, ndërsa pas asaj u shpreh se i kanë shkruar shumë kolegë.

“Kam takuar këto 2 javë më shumë njerëz që e kanë kaluar se ata që nuk e kan kaluar Covid-19. Për ç’arsye do të duan ta bëjnë vaksinën. Në rast se nuk është me detyrim, nuk ka asgjë për mua. Megjithatë janë të qarta gjërat që e gjitha kjo mund të jetë krijuar për rrënimin ekonomik.

Pasi kam shprehur mendimin tim hapur. Më kanë shkruar shumë kolegë dhe më kanë thënë: ‘Ti ke shumë të drejtë, por mos fol për të mirën tënde’.

Po ta marrim nga ekspertiza mjeko-ligjore, OBSH ka dhënë shumë udhëzime”, tha Hasalami tek ‘Abc-ja e Mëngjesit’. Në një deklaratë në tetor, mjekja psikiatre tha: “Sipas meje, COVID-19 është myk dhe mund të shërohet me duhan. Unë kam patur kolegë që e kanë kaluar me duhan, ata që ishin duhanpirës e kaluan më shpejt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *