Covid-19 në Fier, infektimet në mjek, infermier, gjykatës e prokuror, mësues e pensionist


Fier vijon te mbetet nje nder qytetet me numer te konsiderueshem qytetaresh te konfirmuar me Covid pozitiv. Vetem nje dite me pare, listes i jane shtuar 48 persona, duke e cuar ne 1373 totalin e rasteve aktiv ne rang qarku.

Listes se gjate te te prekurve i jane shtuar paciente te moshave te profesioneve te ndryshme, ndersa bie ne sy numri i madh i te moshuarve. Ne 48 rastet e nje dite me pare jane 19 pensioniste, 3 infermier, 2 mjeke, 1 prokuror, 1 gjykates si dhe ekonomist e mesues ne isnsitucione te ndryshme.

Gjate ketyre diteve ne Fier ka pasur shtim te rasteve te bluzave te bardha, kryesisht ne qendrat shendetesore. Nderkohe per shkak te perhapjes masive te virusit ne Fier dhe numrit te larte te infektuarve eshte vendosur mbyllja e kopshteve dhe cerdheve te qytetit.

Sipas drejtueses se qendres ekonomike te arsimit ne Bashkine Fier prej sot jane mbyllur 8 kopshtw dhe 4 cerdhe ne qytetin e Fierit. Urdheri per mbylljen e kopshteve dhe cerdheve eshte dhene pas situates se krijuar dhe rritjes se numrit te infektimeve.

Mendohet se nje hapje tjetwr e kopshteve dhe cerdheve do te ndodh ne javen ne vijim duke pare edhe situaten, ndersa ende nuk ka nje vendin se cfare do te behet me shkollat, duke nisur nga java e ardheshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *