Covid-19 i merr jetën ish-rektorit të Universitetit të Elbasanit, Jani Dode

Ish-rektori i Universitetit të Elbasanit Jani Dode është ndarë nga jeta sot, në moshën 63 vjeçare.

Lajmin e trishtë e jep kryebashkiaku Gledian Llatja, i cili shkruan se Elbasani humbi një figurë të shquar, shoqëria qytetarin model dhe familja prindin e përkushtuar. Newsbomb.al mëson se profesor Dode ishte shtruar prej dy javësh në Spitalin Infektiv në Tiranë por fatkeqësisht nuk e ka fituar dot betejën për jetën

“Me trishtim mora lajmin se Profesori Jani Dode u nda nga jeta në betejën me COVID-19. 

Një personalitet i rrallë dhe mendje e ndritur do t’i mungojë auditoreve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Elbasani po humb një figurë të shquar akademike, shoqëria qytetarin model dhe familja prindin e pëkushtuar. 

U prehsh ne paqe Profesor Jani! Ngushellime të ndjera të afërmve dhe familjes”, shkruan kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *