Çfarë po ndodh? Aplikacionet e Google, Gmail dhe Youtube dalin jashtë funksionit

Disa shërbime të Google janë bërë të paarritshme këtë të hënë, 14 dhjetor. Specifikisht Gmail dhe Youtube nuk janë të aksesueshme për qytetarët.

Disa shërbime të Google  për më shumë se 30 minuta janë ndërprerë. Youtube, Gmail, Drive dhe Hangouts që janë pjesë e gjigandit Google kanë dalë jashtë shërbimit.


Google në një deklaratë lidhur me këtë problem ka kërkuar falje përdoruesve dhe ka premtuar se gjithçka do të kthehet në normalitet  shumë shpejt.

Lajme te Tjera

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *