Certifikimi i fitores së Joe Biden, protestuesit thyejnë gardhin policor dhe futen brenda Kapitolit

Përshkallëzohet protesta pranë ndërtesës së Kapitolit në Uashington.  

Sipas asaj që raportojnë mediat amerikane, disa qytetarë kanë thyer kordonin e policisë, duke u futur edhe në ambientet e ndërtesës.         

Rojet e ambientet e brendshme të Kapitolit kanë forcuar masat në rrugët hyrjese në sallë. Kjo ka sjellë ndërprerje të mbledhjes së Senatit.

Ndërkohë presidenti në detyrë, Donald Trump ka deklaruar se nënpresidenti, Mike Pence nuk bëri maksimumin për të mbrojtur vendin.

Nga ana tjetër për këtë situatë ka reaguar edhe djali i Donald Trump, Donald Trump JR. 

Ai ka publikuar një video të protestuesve që përleshen me policinë dhe shkruan: Kjo është e gabuar ne nuk jemi këta. Bëni protestë paqësore. Ne kemi një vend për të shpëtuar edhe kjo që po bëni nuk ndihmon aspak.

Aktualisht në Kongres po mbahet takimi për të certifikuar fituesin e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, me kandidatin demokrat, Joe Biden i cili është favorit për të marrë presidencën kundrejt rivalit dhe presidentit aktual, Donald Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *