Bllokohen 60 alpinistë në malin e Murganës në Gjirokastër, helikopteri shpëton 17 vjeçarin që u përplas me shkëmbin

Rreth 60 alpinistë nga qytete të ndryshme të vendit janë bllokuar në fshatin Sotirë të Gjirokastrës.
Ata ishin nisur që ditën e djeshme për t’u ngjitur në malin e Murganës, por kanë mbetur të bllokuar dhe kanë kërkuar ndihmë.
Mss grupit të alpinistëve ishte edhe një 17 vjeçar, i cili u përplas me një shkëmb dëbore, por fatmirësisht helikopteri mëbrriti në kohë dhe e shpëtoi.
Ai ka pësuar dëmtime në këmbë dhe është transportuar drejt spitalit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve./NewsBomb
Gjirokastër/ Informacion Paraprak
Në sallën e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka ardhur një telefonatë se disa alpinistë ndodhen në malin Morgan, mbi fshatin Sotirë dhe kanë nevojë për ndihmë pasi shtetasi E. K., rreth 17 vjeç është rrëzuar dhe ka dëmtuar këmbën.
Menjëherë pas njoftimit janë nisur për në malin Morgan, forcat Shqiponja të DVP Gjirokastër, shërbimet e Postës së Policisë Dropull dhe Forcat e Ushtrisë për t’iu ardhur në ndihmë këtyre shtetasve.
Aktualisht këta shtetas po ndihmohen nga shërbimet e policisë, ku po transportohen me mjetet e policisë drejt fshatit Sotirë dhe asnjë prej tyre nuk ka rrezik për jetën.