Basha: Shqiptarë, kini besim, siç hoqëm vizat, do të bëjmë edhe anëtarësimin në BE!


Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, iu drejtoi një thirrje sot shqiptarëve që të keni besim tek partia demokratike, pasi siç mundësoi heqjen e vizave, do të mundësojë edhe një hap të madh më tej: anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Gjatë një konference shtypi sot, Basha përkujtoi 15 dhjetorin 2010, kur Shqipëria liberalizoi vizat, çlka dukej e pamundur, por që u realizua.

Basha sulmoi qeverisjen aktuale, kur në kushtet e krizës, akoma qeveria ushqen një grusht oligarkësh me Buxhetin e Shtetit edhe tani në vitin e fundi,m në kurrizin e mijëra shqiptarëve që kanë arritur nivelet kritike të varfërisë.

Jam krenar që kam bërë detyrën time dhe kam provuar me ekipin tim se asgjë nuk mund të na ndalë të arrijmë synimet më të mira, nëse prioriteti janë njerëzit dhe jo vetvetja.

Ashtu siç kemi punuar kur hoqëm vizat dhe askush s’e besonte, sinqerisht, edhe vete ne, kur me ndihmën edhe të asaj policie të shtetit që e kuptoi sa e rëndësishme ishte të bënte detyrën e vet në shërbim të qytetarëve, kështu siç kemi bërë realitet heqjen e vizave, me një bashkim të ri do të bëjmë dhe një hap të ri për ndryshimin: anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Pikërisht në këtë ditë të errët thirrja ime për çdo shqiptar është “Kini besim!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *