Barack Obama zbulon si ndryshoi jeta e tij pas daljes nga Shtëpia e Bardhë: Michelle ndjente tension të madh (FOTO)

Jeta për Barack dhe Michelle Obama u bë më e bukur pas përfundimit të mandatit të Barack si president dhe daljes nga Shtëpia e Bardhë.

Duket se jeta për Barack dhe Michelle Obama, është bërë më e bukur pas përfundimit të mandatit si president dhe daljes së tyre nga Shtëpia e Bardhë.

Kjo për faktin se puna si president e Obamës, e kishte ngarkuar shumë familjen. Edhe pse ish-Zonja e Parë e kuptonte pozitën e bashkëshortit të saj, sërish kjo gjë e stresonte shumë.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dhënë një intervistë për “People”, ku është shprehur se ai ishte tepër i fokusuar te punët e tij dhe kjo e kishte “ftohur” disi me familjen.

“Gjatë kohës që ishim atje, Michelle ndjente një tension të madh. Presioni, stresi, nevoja për të rregulluar gjithçka, nevoja për të qenë “gati” në çdo moment. Ka patur raste kur mendoj se ajo ishte e irrituar, e trishtuar ose e zemëruar, por e dinte që kisha Afganistanin ose krizën financiare për t’u shqetësuar, kështu që nuk më tregonte gjë”, ka thënë Barack Obama.

“Ishte sikur kishim mbajtur frymën për shumë kohë dhe më në fund, e lëshuam. U desh pak kohë që ajo të më tregonte se si ishte ndjerë, por ajo vendosi të fliste me mua dhe më në fund, ishte në gjendje të merrte frymë dhe të relaksohej. E dini fjalën e urtë: “Nëse mamaja është e lumtur, të gjithë janë të lumtur”. Kjo vlen shumë për familjen tonë. Tani që vajzat tona u rritën dhe ne nuk kemi më aq shumë shqetësime për to, unë dhe Michelle mund të qeshim dhe të kalojmë më shumë kohë me njëri-tjetrin”, ka përfunduar ish-presidenti i SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *