Banesa e një 60-vjeçari përfshihet nga flakët në Lushnjë, dyshimet e para

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të diele në Lushnjë. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në fshatin Fiershegan, ku banesa në pronësi të shtetasit me inicialet V.Z.,60 vjeç është përfshirë nga flakët. Mendohet se zjarri të ketë rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Deri tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa zjarri ka shkaktuar dëme materiale në banesën e 60-vjeçarit.
Lushnjë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 18:00, në fshatin Fiershegan, Lushnjë, në banesën e shtetasit V. Z., 60 vjeç, ka rënë zjarr.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.
Shërbimi zjarrfikës dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.