Balluku nga DRSHTRR në Fier: Na godasin se po bëjmë ndërtesa dhe fasada, ato nuk janë as luks as ekzagjerim.


Ministria e infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku, ka qenë ditën e sotme pranë DPSHTRR-së së Fierit për të parë produktin final të drejtorisë e cila ka nisur të ri konstruktohet 2 vite më përpara.

Balluku i ka kthyer përgjigje akuzave se ndërtesat janë fasada duke thënë se “Mundohen të na godasin duke na thënë që po bëjmë ndërtesa fasada, ndërtesat dhe fasadat nuk janë as luks dhe as ekzagjerim. Fakti që përpara është operuar me çadra dhe kioska nuk na bënë ne fajtor që sot po përmbushim kushtet për të operuar si një shtet evropian dhe pse jo me fasada te bukura kur është mundësia”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *