Autorizohet testi i koronavirusit që kryhet në shtëpi dhe jep rezultate për 20 minuta. Zbuloni sa kushton dhe ku mund ta blini

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka autorizuar testin e parë të koronavirusit që kryhet në shtëpi dhe nuk ka nevojë të jepet me recetë. Testi është krijuar nga kompania Australian Ellume, që ka një tampon për hundën dhe lidhen me një aplikacion në smartphone.

Rezultati del brenda 20 minutash dhe i tregon njerëzve nëse janë të infektuar dhe kushton vetem 30 dollarë.  Ky lloj testi është një tjetër hap i rëndësishëm për të rritur testimet dhe për të ulur numrin e infeksioneve.

“Autorizimi i sotëm është një moment i rëndësishëm në testimin diagnostik për COVID-19. Duke autorizuar një test për përdorim pa recetë, FDA lejon që ajo të shitet në vende si farmacitë, ku një pacient mund ta blejë atë, të bëjë tamponin në hundë dhe të zbulojë rezultatet e tyre në më pak se 20 minuta”, tha komisioneri i FDA Stephen Hahn në një deklaratë.

FDA lejon që testi të kryhet edhe tek fëmijët që janë më të rritur se 2 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *