Automjeti përplas 50-vjeçarin në Tiranë, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të një 50-vjeçari është shënuar mbrëmjen e sotme (30 dhjetor) në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Ministrisë së Kulturës, këtu në kryeqytet, ku një automjet mësohet se ka goditur 50-vjeçarin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Si pasojë e përplasjes 50 vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar për të marrë ndihmën e parë mjekësore në spital.
Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje dhe policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.