Atentati në Rrëshen, ndërron jetë taksisti në spital, Keli ka qënë pjesë e grupit të Met Kananit

Ndërron jetë 51-vjeçari që u gjet nga policia i plagosur në rrugë në Rrëshen. Mesohet se me gjithë ndihmën e mjekëve 51-vjeçari Anton Keli ka ndërruar jetë në spital.

51-vjecari që u qëllua me armë zjarri në Rrëshen është identifikuar si Anton Keli. Ai ndodhej në automjetin e tij kur u qëllua nga persona ende të paidentifikuar.Mësohet se Keli është nipi i Tonin Gjinit dhe Preng Gjinit, njëri i vrarë dhe tjetri i plagosur në atentat.

Gjini, është i njohur për drejtësinë si pjesë e grupit të Met Kananit. Ai ishte arrestua vitin e kaluar ( 12 maj 2018) si pjesë e grupit të baronit të drogës dhe u mbajt pak kohë në paraburgim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *