Atentati në Greqi/ Kush është babai që u vra teksa mbronte djemtë e tij, gratë pritet të zbardhin sherrin për borxhin financiar (FOTO)

Një ngjarje e rëndë tronditi Athinën mbrëmjen e kaluar, kur mbeti i vdekur shqipari Edmond Llangozi dhe djemtë e tij Anxhelo dhe Mihal Llangozi mbetën të plagosur. Aktualisht, ata janë në gjendje të rëndë në spital, ndërsa plumbi qorr ka kapur dhe kamerieren e lokalit, Xhorxhina Kason.

Ata u përballën me breshëri armësh teksa po ndodheshin në një lokal në sheshin ‘Agios Sostis’. Mësohet se dy familjet e përfshira në konflikt njiheshin me njëra-tjetrën, ndërsa sherri ka nisur për motivet e një mosmarrëveshjeje për një borxh financiar. Kanë dëshmuar në polici bashkëshortet e viktimës dhe autorit.

Edmond Llangozi i ka dalë para armës ndërsa djemtë kanë vrapuar për t’u larguar, pasi konflikti fillimisht nisi verbalisht, më pas u përleshën dhe autori nxori armën. Babai ka tentuar të mbronte 2 djemtë nga plumbat duke e pësuar rëndë.

Nga ana tjetër autoritetet greke kanë nisur hetimet dhe kanë identifikuar autorin i cili është ende në kërkim. Mediat greke citojnë një oficer të forcave speciale, i cili tha se autori i masakrës së djeshme kishte për qëllim që të vriste të gjithë familjen para tij.

Autoritetet greke kanë dërguar informacione autoriteteve shqiptare ku kërkohet bashkëpunim në mbledhjen e të dhënave rreth shtetasve shqiptar të prëfshirë në konfliktin e përgjakshëm që tronditi Athinën, dhe nëse ka pasur precedent të mëparshëm penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *