TV APOLLON

bejme ate qe dime, dhe dime ate qe bejme

Arti në zi! Shuhet regjisori i madh Muharrem Fejzo

Arti në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare regjisori i madh shqiptar Muharrem Fejzo. Lajmin e hidhur e ka njoftuar djali i tij, Joe Fejzo. “Lamtumirë babo. Pusho në paqe në krahët e të madhit Zot, e të gjithë të dashurve atje sipër. Më fal që nuk të përkëdhela dot, e stë dhashë dot një got uje, nuk mertiton një ikje të tillë. Artisti ynë. Miku ynë. Babai i përgjëruar. Bashkëshorti i jetës”  shkruan ai.

Fejzo e nisi karrierën artistike pas përfundimit të studimeve në Liceun Artistik. Ai fillimisht punoi si skenograf në operetat “Rusalka” dhe “Nusja e shitur”. Fejzo ka realizuar bustin e “Zonjës Çure”, ndërsa si regjisor, ai ka realizuar filmat “Mësonjtrotja”, “Kapedani”, “Muri i gjallë”, “Operacion zjarri”, “Pranverë e hidhur” apo  “Mëngjese të reja”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Me titullin “Mjeshtër i Madh” dhe “Naim Frashëri”, sot artit shqiptar iu larguar një tjetër emër i madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund t'ju interesoje