Arrestohet Adolf Gjaci, një nga 4 hajdutët që tentuan të grabisin banesën e 57-vjeçarit në Roskovec

Policia ka arrestuar ditën e sotme Adolf Gjacin, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se një nga katër personat që tentuar të grabisin me dhunë shtëpinë e 57-vjeçarit Çepele, në Roskovec.
30-vjeçari Gjaci dhe tre të tjerë tentuar të vidhnin shtëpinë e 57-vjeçarit, pasi dyshonin se kishte lekë të fshehura, duke qenë se djalin e kishte në Angli. Autorët kishin tentuar dhe më parë, dy herë që të grabisnin banesën e tij.
Më herët Gjykata ka vendosur “arrest në burg” për Elis Bushin, i dyshuar si një prej autorëve të tentativës së grabitjes.
Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë në banesën e 57-vjeçarit, ku mbeti i plagosur kushërriri i pronarit të shtëpisë Arben Çepele 40 vjeç.