Uncategorized VENDI

Anti KCK kerkon formularet e pasurise per Cukallin


Prokuroria e Posaçme ende nuk ka dalë me një vendim për nëntë dosjet e para të operacionit Anti-KÇK, ndërkohë që policia e shtetit u ka nisur formularët per burimin e pasurisë dy të dënuarve të radhës. Përfaqësuesja e OFL tha se policia e shtetit do të kalojë në skaner pasuritë e Gjergji Cukalit dhe Emiljano Shullazit, të cilët kanë 48 orë kohë për dorëzimin e të dhënave para se dosjet ti kalojnë prokurorisë. Avokati i Shullazit e cilësoi këtë rast si shoë të policisë, por tha se do të përgjigjet në kohë pasi klienti i tij nuk ka prona të paligjshme.