Aksidentohen dy këmbësorë në Tiranë, policia në kërkim të dy shoferëve

Dy persona kanë mbetur të aksidentuar sot në Tiranë, ku pas ngjarjes drejtuesit e mjeteve janë larguar nga vendngjarja.

Rasti i parë është regjistruar rreth orës 19:30, në rrugën “Aleksandër Moisiu”. Sipas policisë, një mjet tip “Foristrad” ka aksidentuar 55-vjeçarin me inicialet A.D dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

I aksidentuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, ngjarja e dytë është regjistruar rreth orës 19:35, në rrugën “Bardhyl”, dyshohet se një mjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar shtetasin Xh. L., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e autorëve dhe gjetjen e mjeteve.

Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 30.12.2020, rreth orës 19:30, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, një mjet tip “Foristrad”, ka aksidentuar duke u larguar nga vëndngjarja shtetasin A. D., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 30.12.2020, rreth orës 19:35, në rrugën “Bardhyl”, dyshohet se një mjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vëndgjarja shtetasin Xh. L., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e autorve dhe gjetjen e mjeteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *