Aksidenti tragjik pranë Rubikut/ Makina përplaset me kamionin, vdesin anëtarët e një familje

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Rrëshen mbrëmjen e sotme. Një makinë tip “Citroen” është përplasur me një kamion dhe për pasojë kanë ndërruar jetë 4 persona, ndërsa raportohet edhe për një fëmijë të plagosur të moshës 5-vjeçare.

Viktimat janë anëtarë të një familje që po udhëtonin nga Kosova. Nga përplasja tragjike kanë humbur jetën dy prindërit dhe dy fëmijët, ndërsa fëmija tjetër është në gjendje kritike.


Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me aksidentin tragjik që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të Rubikut, ku kanë ndërruar jetën 4 persona.

Një automjet tip “Citroen” është përplasur me një kamion dhe për pasojë kanë ndërruar anëtarët e një familje, të cilët po udhëtonin nga Kosova.

Mësohet se nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë një fëmijë 5 vjeçar. Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes tragjike, ndërsa policia dhe forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *